Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ç’MREKULLI na panë sytë! Mesfushori i Kombëtares i papërmbajtshëm në Serie A, shënon EUROGOL nga distanca

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ç’MREKULLI na panë sytë! Mesfushori i
Momenti i golit

Medon Berisha është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Leçe po luan në transfertë përballë Udinese. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të Serie A, është momentalisht 2-1 në favor të vendasve.

Megjithatë golin e vetëm për Leçen, e shënoi pikërisht Berisha. Në minutën e 59-të të sfidës, mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi një eurogol, duke “çuar peshë” stadiumin.

Berisha ktheu në gol një faull, nga një distancë e konsiderueshme. Ai goditi fort, duke e bërë të pamundur që portieri kundërshtar ta priste. Një tjetër paraqitje që bind se shqiptari është lider te Leçe.

Poll

Lexo gjithashtu