Dëmtimi i Ivan Balliut
Mbrojtësi i krahu te Shqipëria Ivan Balliu ka pësuar dëmtim në takimin mes Elche dhe Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 17-të në La Liga. 33-vjeçari nuk ka rezistuar dot më shumë se 33 minuta lojë.
Pas një krosimi në krahë, i ardhur prej thellësisë, Balliu ka tentuar të ndjek topin me shpejtësi, por nga pamjet, duket se ka pësuar tërheqje muskulare.
Pas këtij momenti, lojtari i Kombëtares dhe i Vallecanos u shtri në fushë, tej mase i dëshpëruar dhe me dhimbje të forta. Duhet pritur për analzia më të qarta, aty ku do jepet edhe versioni finale se për çfarë dëmtimit bëhet fjalë, sikurse se sa pritet të mungojë.
Poll
