Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mesfushorit fierak i kanë bërë “magji”, lë fushën i dëmtuar pas 30 minutash lojë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mesfushorit fierak i kanë bërë “magji”,
Keidi Bare

Dëmtimet janë bërë një pjesë e pandashme e karrierës së Keidi Bares. Mesfushori ka kaluar shumë peripeci me problemet fizike, të cilat kanë diktuar në karrierën e tij.

Në prag të sezonit të ri, 27-vjeçari ka pësuar dëmtimi në miqësoren mes Real Zaragoza dhe Tarazona. Vetëm 30 minuta ka rezituar Bare, teksa më pas ka sinjalizuar stafin mjekësore për të kryer zëvendësimin.

Shqetësimet në këmbë ishin të mëdha, duke detyruar shqiptarin të “braktis” fushën e blertë. Mbetet e paqartë se sa do mungojë fieraku. Me Kombëtaren ka bërë 29 ndeshje, e shoqëruar me 2 gola, ndërsa e ka humbur pozitën e titullarit nën urdhrat e Sylvinhos.   

      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga