Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares në versionin “bomber”, bën që ekipi dhe tifozët të vën duart në kokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares në versionin “bomber”,
Julian Shehu

Mesfushori i përfaqësuese së Shqipërisë Julian Shehu e ka nisur sezonin e ri në Poloni me ekipin Widzew Lodz me “marshin e shtatë”.

Është duke u luajtur java e 4-të në “Ekstraklasa” polake, kundër Wisla Plock. Ndeshje tepër e vështirë për ekipin e Shehut, kjo gjë u vërtetua me golin e Sekulski në minutën e 36’, për të bërë 0-1.

Por reagimi i Widzew Lodz nuk vonoi me të “zakonshmin” Julian Shehu. Konkretizimi erdhi nga aftësitë individuale të 26-vjeçarit. Përmes një goditje nga distanca, mesfushori shqiptar gjeti saktë portën dhe mban në baraspeshë momentalisht takimin, teksa ka filluar pjesa e dytë. Deri tani, Shehu grumbullon 2 gola dhe 1 asist në 4 paraqitje.

      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga