Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares JASHTËTOKËSOR, në 2 minuta “çmend” tifozët në “derbin” e shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares JASHTËTOKËSOR, në 2 minuta
Medon Berisha

Aktualisht po zhvillohet sfida mes Lecce dhe Torino, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Në fushë kanë zbritur edhe futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre ka lënë shumë shpejt gjurmë.

Bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili ka arritur të asistojë 2 herë për të kaluar në avantazh 2-0 të tijtë. Fillimisht asistoi në minutën e 20-të dhe vetëm 2 minuta më pas dhuroi edhe asistin e dytë.

Për 22-vjeçarin ky është asisti numër 3 në këtë sezon në Serie A. Ndërkohë vlen të theksohet se te Lecce përveç Berishës po luan edhe Ylber Ramadani, ndërsa te Torino në fushë po luan edhe Kristjan Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu