Asisti i Ardian Ismajlit
Torino ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës. Të besuarit e Marco Baronit mposhtën 3 – 0 veronezët. Nga minuta e parë ishte në fushë mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli.
Jo vetëm që luajti deri në fund, por 29-vjeçari shqiptar mori versionin e “Pirlos” në minutën e 90+1.
Ismajli kuptoi lëvizjen e sulmuesit Alieu Njie dhe nga thellësia “shpiku” krosim fantastik, i cili u përkthye për asist. Sipas “Flashscore”, mbrojtësi i Shqipërisë mori notën më të lartë, 8.2.
Verona - Torino/ Notat
Poll
