Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mario Mitaj bën me “dhimbje koke” Sylvinhon, Shqipëria “pa mbrojtës” në krahun e majtë kundër Polonisë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mario Mitaj bën me “dhimbje koke” Sylvinhon,
 

Po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Al-Hilal – Al-Ittihad, ndërsa rezultati është 1 – 1, java e 23-të në kampionatin e Arabisë Saudite. Në minutën e 5-të, Malcom kaloi në epërsi Al-Hilalin, kurse në të 53’, Aouar barazoi shifrat, ndonëse Kadesh i la verdhezinjtë me një lojtar më pak, karton i kuq (minuta e 9-të).

Detaji që bie në sy është vendosmëria e trajnerit Sergio Conceicao për Mario Mitajn si sulmuesi i majtë, ndryshe nga roli natyral, mbrojtës linje. Kësisojë, Mitaj e ka linjën e lirë, sprint në marrjen e krahut dhe korsimet drejt qendrës, sikurse mbulimin e rivalit në duelet një për një.

Por kjo qasje, gjithashtu nënkupton shpenzimin e shumë energjive. Deri në këtë moment të ndeshjes, Mitaj ka notën 6.6 sipas “SofaScore”. Zhvendosja nga “timonieri” portugez Conceicao, mund të sjell “rrezik” për trajnerin Sylvinho te Shqipëria.

Pse? Sepse me këtë manovër, Mitaj merr profil më ofensive dhe krijon të “çara” në prapavijë, ndryshe nga stili i Sylvinhos, i cili i kërkon lojtarëve të jenë solid dhe stoik në detyrat e caktuara. Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.    

VIDEO/ Mario Mitaj bën me “dhimbje koke” Sylvinhon,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu