Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Maldini shqiptar e nis “zjarr” kampionatin, talenti kuqezi asiston në kategorinë e 5-të angleze

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Maldini shqiptar e nis “zjarr” kampionatin, talenti kuqezi
Momenti kur Kacurri asiston

Maldini Kacurri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Morecambe fitoi në transfertë përballë Boston United. Sfida e vlefshme për javën e parë të kategorisë së 5-të angleze, përfundoi 0-4.

Ishte pikërisht qëndërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që “hapi” serinë e golave. Ai asistoi në golin e parë, duke pasuar topin tek Cain, me këtë të fundit që e dërgoi në fundin e rrjetë.

Një nisje e mirë për Maldinin shqiptar, i cili asiston që në javën e parë të kampionatit. Kujtojmë se ai debutoi me Kombëtaren shqiptare në shtator, në miqësoren përballë Gjibraltarit.

Goli ku asistoi Kacurri

Poll

Lexo gjithashtu