
Ajeti dhe Seferi
Java e 3-të në Kategorinë e Parë të futbollit turk ndërmjet Bodrumspor dhe Sakaryaspor, ka përfunduar 3-1. Protagonistët në këtë takim kanë qenë dy lojtarët e Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi.
Golin e parë të ndeshjes e shënuan miqtë me Coabn në të 12 minutë, ndërsa Fredy barazoi shifrat dhe mbylli në barazim pjesën e parë. Në segmentin e dytë erdhën edhe golat “kuqezi”.
Konkretisht Ajeti u gjend në momentin e duhur dhe pozicionin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë me kokë, minuta e 60. 4 minuta më vonë Seferi u tregua “vrasës” para porte dhe hipotekoi fitoren për të tijtë.
Poll