Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Dean Liço shkëlqen me gol në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Dean Liço
Dean Liço

Dean Liço është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Igdir FK po luan në shtëpi përballë Adanaspor. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë turke, është momentalisht 3-1 në favor të Igdir.

Ishte pikërisht Dean Liço ai që hapi serinë e golave për të tijët dhe në këtë ndeshje. Ish-kapiteni i Skënderbeut lëvizi në mënyrë fantastike brenda zonës me driblime “alla-Messi”. Më pas, i gjendur përballë portierit kundërshtar, Liço nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në këtë mënyrë, mesfushori shqiptar i dha të tijëve avantazhin, duke shpërblyer besimin e trajnerit. Kujtojmë që Liço u transferua në Turqi vetëm para pak javësh, duke vendosur të mbyllte aventurën në Superiore.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga