Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Kristjan Asllani “çon peshë” stadiumin direkt nga goditja e këndit, mesfushori shqiptar dhuron “show” në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kristjan Asllani “çon peshë” stadiumin direkt nga
Asisti i Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po fiton në transfertë përballë Gaziantep. Sfida e vlefshme për javën e 32-të të Superligës turke, është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e vetëm të sfidës deri në këtë minutë. Asllani asistoi në minutën e 9-të për Tiago Djalo, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

I transferuar në janar te “Shqiponjat e Stambollit”, për 24-vjeçarin elbasanas ky është asisti i 3-të. Gjithashtu, Asllani ka gjetur edhe një herë rrjetën me fanellën e Besiktas.

Asisti i Kristjan Asllanit

Poll

Lexo gjithashtu