Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Kapiteni i Kombëtares humbi “identitetin” kundër Dortmund, mediat italiane “masakrojnë” Berat Gjimshitin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapiteni i Kombëtares humbi “identitetin” kundër
Gabimi fatal në mbulim nga Berat Gjimshiti

E vështirë për t’u kuptuar se çfarë ndodhi me kapitenin e Kombëtares Berat Gjimshiti në ndeshjen Dortmund – Atalanta, e vlefshme për Champions League, faza e 1/16-ave, ndeshja e parë.

Bergamaskët u mposhtën 0 – 2 në “Signal Iduna Park”, ndërsa Gjimshiti zhvilloi një nga paraqitjete më të dobëta në karrierë, ndryshe nga sa kemi parë zakonisht, ku shfaq siguri dhe “garanci” në mbrojtje.

Edhe pse mund të “justifikohet” deri diku në golin e parë të pësuar, te i dyti, e gjitha “barra” ra mbi shqiptarin. Mediumi italianë “TuttomercatoWeb” është treguar i “pamëshirshëm” kundër 32-vjeçarit.

“Ndeshja e Gjimshitit zgjati vetëm pjesë e parë, ama ishte e mbushur me gabime serioze. Te goli i dytë, Berati u pa inekzistent në mbulim ndaj Guirassy, i cili asistoi i qetë drejt Beier.

U ndëshkua me karton të verdhë për shkak të nervozimit dhe protestave. I hutuar”, shkruan “TuttomercatoWeb” për rendimentin e Gjimshiti karshi Dortmund, ndërsa e vlerëson me notën 5.

 

Poll

Lexo gjithashtu