
Indrit Tuci dhe Sparta e Pragës B
Indrit Tuci është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sparta e Pragës B fitoi në shtëpi përballë Sigma Olomouc B. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit, përfundoi 3-0 në favor të Spartës.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që vulosi rezultatin përfundimtar të këtij dueli. Në minutën e 77-të, Tuci përfitoi nga një krosim nga goditja e këndit dhe me një goditje në kokë dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë se sulmuesi 24-vjeçar ka disa ditë që është rikthyer nga dëmtimi i rëndë. Para se të bashkohet me ekipin A të Spartës së Pragës, ai po merr minuta dhe po bën mirë me skuadrën B.
Goli i Indrit Tucit
Poll