
Stiven Shpendi
Stiven Shpendi po përjeton formë fantastike te skuadra e Empolit, teksa në 4 ndeshjet e fundit numëron 3 gola. Rasti i fundit përkon me duelin Empoli – Venezia, e mbyllur 1 – 1. Shpendi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42.
Impakti i 22-vjeçarit te skuadra italiane që militon në Serie B është i madh, duke marrë rol protagonisti. Arritja më e madhe me Kombëtaren konsiston me U-21, teksa numëron 5 gola në 14 ndeshje.
Deri tani, trajneri Sylvinho nuk e ka marrë në konisderatë, kjo për shkak të mbingarkesës në sulm. Nëse vazhdon me këtë ritëm, shumë shpejt do i vijë radha edhe Stiven Shpendit të jap kontributin e tij.
Poll