Mesfushori i Kombëtares U-17 Armend Muslika, së fundmi ka shpërndarë një video në “story”-in e rrjeteve sociale, ku tregon aftësitë mbreslënëse në koncentrimin e goditjes dhe precizionin në gjetjen e portës në kënde të ndryshme.
Jo vetëm shënjestra e talentit kuqezi, por edhe mënyra se si e “përkëdhel” topin e manovra që i jep, tregon qartë se çfarë “vrastari” është Muslika, aq më tepër nga jashtë zone, pavarësisht se mban profilin e mesfushorit qendror.
Armend Muslika inkuadrohet te Tottenham U-18, ndërsa këtë sezon ka 11 gola dhe 4 asiste në Premier League U-18. Rritja e protagonistit në fjalë është “galopande”, me këtë ritëm, ai shumë shpejtë pritet të jetë në “radarët” e ekipit të parë të Tottenham, apo edhe skuadrave të tjera elitare në Angli e më gjerë.
