
Myrto Uzuni ishte protagonist absolut i Austin në sfidën që humbën 1-2 ndaj Nashville në US Open Cup. Sulmuesi i Kombëtares humbi fillimisht një penallti në minutën e 21-të të takimit, të cilën e kishte fituar po vetë, duke mos mundur të barazonte shifrat.
Por beratasi e “korrigjoi” gjatë pjesës së parë gabimin, teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, Uzuni gjeti rrugën e rrjetës, teksa u asitua nga Sanchez. Kjo bëri që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.
Por Austin ishte i pafat në pjesën e dytë, pasi kundërshtari do të shënonte sërish në minutën e 60-të, ku Surridge u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij trofeun e US Open Cup.
Por pavarësisht kësaj ndeshje dhe paraqitjes së shqiptarit, Uzuni është zgjedhur nga “Soffascore” në formacionin më të mirë të këtij turneu. Lideri i Kombëtares është vlerësuar gjithashtu me notën 7.10, duke “zaptuar” një vend në 11-shen më të mirë.