Ekipi i Al-Ittihad mori fitore të thellë kundër Al-Saad me shifrat 4 – 1, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të në Champions League të Azisë. Për Mario Mitajn, kjo ishte një ndeshje ndryshe, për shkak të pozicion si sulmues linje.
Jo vetëm që ai bëri mirë, por edhe ishte protagonist te goli i 3-të për Al-Ittihad. Krosimi perfekt i Mitajt nga linja, bëri që mbrojtësi i Al-Saad Pedro Miguel, në trysni të devijonte topi, i cili përfundoi në rrjetë.
Al-Ittihad i jep kështu meritat e golit shqiptarit, duke e cilësuar si të “tijin”, pasi detyroi kundërshtarin ta shtynte në rrjetën e tij. Mitaj ka kontratë me verdhezinjtë e Arabisë deri verën e vitit 2028-të.
Ndonëse është vetëm 22 vjeç, futbollisti në fjalë ka 28 paraqitje me Shqipërinë dhe me këtë ritëm ka për të vendosur rekord, lider i padiskutueshëm në linjën e majtë të prapavijës.
View this post on Instagram
