Ka përfunduar ndeshja e javës së 25-të mes Cagliarit dhe Lecce-s. Këta të fundit fituan me shifrat 2 – 0. Golin e dytë të sfidës e shënoi mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani.
Në minutën e 76-të, Ramadani vendosi të godas topin nga distanca, ndërsa “sfera” përfundojë në rrjetë. Festimi i mesfushorit të Shqipërisë me gishtin në gojë dhe topin poshtë fanelës, “shenjë” se së shpejti ai do të bëhet baba. Fitorja e sotme, e largon “përkohësisht” Lecce-n nga “zona e ftohtë” e renditjes në Serie A, vendi i 17-të me 24 pikë.
Për trajnerin Sylvinho, rendimenti i lartë fizik nga Ramadani, sikurse shënimi i golit, janë “sinjale” pozitive para ndeshjes me Poloninë, e cila do të zhvillohet në 26 mars, Varshavë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.
