Goli i Jasir Asani
Po luhet pjesa e parë e ndeshjes Al Hussein - Esteghlal F.C, teksa rezultati është i “gozhduar” 1 – 1, ndeshje e vlefshme për Champions League, Azi, faza e 1/8-ave.
Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të për Esteghlal F.C, përmes penalltisë. 30-vjeçari ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore 11-metërshin, stil “Panenka”.
Në minutën e 40-të, Hajabi barazoi shifrat dhe vendsoi ekuilibrat. Kjo është ndeshja e dytë mes skuadra në fjalë, teksa e para u fitua 1 – 0 prej Al Hussein.
Poll
