Goditja e Myrto Uzunit
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ishte i pafat në ndeshjen Austin – Los Angeles FC, java e 5-të në MLS, e mbyllur 0 – 0.
Në minutën e 63-të, beratasi gjeti rrugën e rrjetës, por arbitri pas rishikimit në VAR, e konsideroi të parregullt.
Në minutën e 94-të, 30-vjeçar shqiptar mori topin pa hyrë në zonë, u rrotullua me shpinë nga porta dhe më pas lëshoi të majtën, por në limite ish-kampioni i Botës me Francën (2018) Hugo Lloris, priti mrekullisht, duke “vulosur” barazimin e “bardhë”.
Përgjatë 5 ndeshjeve me Austin në MLS, sulmuesi Myrto Uzuni ka vetëm 1 gol.
Poll
