Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Besiktas – Goztepe, java e 23-të në Superligën turke, teksa bardhezinjtë e Stambollit kryesojnë 2 – 0.
Golin i parë për Besiktas erdhi që në minutën e 9-të me Ndidi. Përtej lojës së fortë dhe kartonëve të verdhë në këtë fraksion loje, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u bë protagonsit në minutën e 36-të.
Shqiptari tregohet altruiste, teksa rrezja e goditjes ishte e lirë dhe pas jep asist në krah për Michael Murillo. Ky i fundit në një kënd të prirët, nuk mendohet dy herë dhe godet rrufeshëm, ndërsa sfera u ndal në rrjetë, gol që la të shtangur jo vetëm portierin e Goztepe.
Duket se Asllani ka rifituar veten te Besiktas, teksa jep “sinjale” pozitive edhe te trajneri i Shqipërisë Sylvinho.
