Goditja me grusht e Amir Abrashit ndaj Koba Koindredi
Ish-mesfushori i Kombëtares Amir Abrashi, është bërë protagonist në javën e 28-të të Superligës zviceriane në duelin Basel – Grasshoppers, e përfunduar 1 – 0 për kuqeblutë.
35-vjeçari shqiptar në minutën e 95-të, e “tradhëtuan” nervat, duke goditur me grusht mesfushorin Koba Koindredi, ndërsa rivali ishte në lëvizje. Për arbitrin e ndeshjes nuk pati diskutim, karton i kuq pa e menduar dy herë.
Para disa minutash është zbuluar edhe dënimi i Komisionit të Disiplinës në elitën e futbollit helvet, 3 ndeshje pezullim.
Me Kombëtaren, Amir Abrashi numëron 51 paraqitje, ndërsa e ka bërë debutimin në gusht të vitit 2013, periudhë kur kuqezinjtë drejtoheshin nga trajneri Giovanni De Biasi.
Poll
