
Ernest Muçi
Ernest Muçi është bërë protagonist ditën e sotme në një sfidë miqësore për Besiktasin përballë Petrzalkas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë sllovakëve.
Ish-sulmuesi i Tiranës u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë. Vetëm nëntë minuta pas hyrjes në fushën e lojës, Ernest Muçi arriti të shënojë golin që ngushtoi diferencat në 2-1.
Një gabim i mbrojtësit kundërshtar, bëri që sulmuesi i kombëtares të arrinte të ishte vigjilent dhe të shënonte. Edhe në ndeshjen e kaluar miqësore përballë Wolfsberger, Muçi mori 20 minuta.
Poll