Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares nuk “fal” portierin kundërshtar, gol dhe ngre stadiumin në festë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares nuk “fal” portierin
Duke festuar golin

Një tjettër futbollist i Kombëtares është protagonist në Turqi. Këtë herë bëhet fjalë për Qazim Laçin.

Mesfushori kuqezi ka gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës në sfidën që Rizespor po fiton 1-0 ndaj Eyupspor. Përballje kjo e vlefshme për javën e 16-të në Superligën turke.

Në minutqn e 45+2, Laçi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, i cili kështu dërgoi topin në fundin e rrjetës për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Një gol që padiskutim ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit, të cilët duartrokitën për shqiptarin.

Kujtojmë se ky është goli i dytë  për 29-vjeçarin në këtë sezon, teksa në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ka dhuruar edhe 3 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu