Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Festë me shqiponjë në mes të Kalifornisë, Myrto Uzuni shënon dy penallti dhe dërgon Austin FC në gjysmëfinale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festë me shqiponjë në mes të Kalifornisë, Myrto
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin FC fitoi përballë San Jose Earthquakes. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e US Open Cup, përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, teksa Austin triumfoi në “ruletën” e penalltive.

Uzuni ishte ai që ndihmoi më së shumti ekipin e Austin. Kur rezultati ishte 2-1 për SJE, në minutën e 115-të të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shndërroi në gol një penallti. Ai e dërgoi ndeshjen në 11-metërshat, ku nuk gaboi. Uzuni shënoi penalltinë e tij, duke çuar kështu Austin FC në gjysmëfinale.

Sulmuesi 30-vjeçar është kthyer në një lider te ekipi amerikan, edhe pse është transferuar së shumti. Deri më tani, Uzuni ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër, duke qenë një nga protagonistët kryesorë dhe shtyllat e skuadrës.

Goli i Myrto Uzunit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga