
Armando Broja
Armando Broja vazhdon të jetë i pafat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sapo u rikthye nga një dëmtim, por është dëmtuar sërish. Kësaj here lëndimi i erdhi në ndeshjen që ekipi i tij Everton po fiton 1-0 përballë Peterborough në FA Cup.
Në minutën e 82’ të sfidës, Broja u përplas me një nga mbrojtësit kundërshtar. Ishte një kundërsulm i Everton me shqiptarin i cili kishte mundësinë të shënonte. Por Broja u bllokua nga mbrojtësi kundërshtar, i cili e la të shtrirë në tokë.
Kjo bëri që Broja të pësonte një lëndim që dukej tepër serioz. U desht ndërhyrja e stafit mjekësor dhe barrela për të nxjerrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare nga fusha e lojës.
Poll