Goli i Kevin Gorica
Kevin Gorica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Napoli U20, fitoi në shtëpi përballë Sassuolo U20. Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit, përfundoi 5-2.
Ishte pikërisht Gorica, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 41-të të sfidës, talenti me origjinë shqiptare shënoi një eurogol me roveshatë, duke lënë të shtangur të gjithë.
Në krahun tjetër, për Sassuolon ishte protagonist Gabriel Kulla me dy gola. Por dopieta e tij nuk mjaftoi për t’u larguar me pikë nga Napoli.
Goli i Kevin Gorica
Poll
