Aksioni i Trabzonspor
Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë te Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sërish ditën e sotme po lë gjurmë në Turqi.
Në sfidën që Trabzonspor po luan në transfertë ndaj Gaziantep, Muçi ishte vendimtar te goli i barazimit. Në minutën e 24-të të takimit, shqiptari jep një asist perfekt për shokun e skuadrës Felipe Augusto, i cili çon topin në fundin e rrjetës.
Ky gol barazoi shifrat 1-1, teksa vetëm 3 minuta më pas skuadra e Muçit arriti të shënojë një tjetër gol për të kaluar në avantazh dhe për të përmbysur shifrat.
Kujtojmë se për Muçin në këtë sezon ky është asisti numër 3 në kampionat, ndërsa në 19 ndeshje ka mundur të shënojë edhe 10 gola.
Poll
