Festa e Nazmi Gripshit
Nazmi Gripshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po fiton në shtëpi përballë Krasnodar. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Premier League ruse, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht futbollisti i Kombëtares shqiptare ai që zhbllokoi këtë ndeshje. Gripshi shënoi në minutën e 24-t të sfidës, falë një driblimi “dehës” dhe një goditje me shumë klas.
Ky është goli i parë i tij me fanellën e ekipit rus. Ndërkohë që golin e shoqëroi me një festë të veçantë, duke dhënë lajmin që është në pritje të bëhet baba.
Goli i Nazmi Gripshit
Poll
