Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ “Dramë” në Kupë, Julian Shehu bën “heroin”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” në Kupë, Julian Shehu bën
Julian Shehu

Ka kaluar në shtesë ndeshja mes Termalica B-B. – Widzew Lodz, e vlefshme për Kupën e Polonisë, raundi 1/32. Aktualisht, dueli është në shifrat 2 – 2. U mendua se Widzew Lodz do e kishte të lehtë, por nuk po rezultonë kështu.

U nevojit ndërhyrja e mesfushorit të Kombëtares Julian Shehu për t’i shpëtuar nga eliminimi i befasishëm, të paktën përkohësisht, pasi takimi është ende duke u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë.

Shehu u fut në lojë vetëm në minutën e 64, ndërsa në fundin e kohës së rregullt barazoi shifrat (2 – 2). Impakti i 27-vjeçarit është i jashtëzakonshëm në ekipin polak, sikurse ai është kthyer në një lojtar tepër ekuivalent edhe nën “urdhërat” e trajnerit Sylvinho.    

Goli i Julian Shehu

Poll

Lexo gjithashtu