Në javën e 32-të të Premiership të Skocisë, Rangers mori fitore mes 6 golash kundër Dundee United, e përfunduar 4 – 2. Diferenca mes Rangers dhe Hearts kryesues është vetëm 1 pikë, ndërsa kanë mbetur në lojë edhe 1 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt, ndërsa më pas do të vijoi gara për titullin përmes fazës “Play-Off”.
Ajo që bie në sy dhe përbën interes për tifozët shqiptarë përkon në këtë duel me Nedim Bajramin. Lojtari i Kombëtares me karakteristika ofensive, jo vetëm që nuk u gjend në formacionin startues, por as në stolin e rezervave. Kjo “panoramë” është e qartë se Bajrami e ka humbur rolin e protagonistit në ekip dhe ka marrë trajtën e dytësorit.
27-vjeçari vazhdon të kritikohet nga tifozët shqiptarë për rastin flagrant të humbur kundër Polonisë në Varshavë, e cila praktikisht ishte me portë bosh, pasi portieri dhe mbrojtësit rivalë u gjendën në lëvizje.
Nëse ky episod do të ishte finalizuar, mund të kishim një tjetër përfundim, jo vetëm në atë ndeshje, por edhe fatet për kualifikimin historik në një Kupë Bote.
