Pas paushimeve për shkak të ndeshjeve nga kombëtaret, kampionatet kanë filluar të “ndezin motorët”. Sot ishte në fushë ishte edhe Al-Ittihad, të cilët fituan 1 – 0 ndaj Al-Hazem, teksa vendosi goli i Al Oboud në minutën e 72-të, kampioant në Arabinë Saudite.
Por çudia më e madhe përkon me mbrojtësin e Shqipërisë Mario Mitaj. Në postimet e kampionëve të Arabisë Saudite, lojtari i Kombëtares ishte në stërvitje me ritëm të plotë dhe në gjendje të mire fizike, ndërsa sot, jo vetëm që nuk u gjend në 11-she, por as në stolin e rezervave, predecentë që po përsëritet rëndomtë muajt e fundit.
E pakuptimtë se çfarë po ndodh mes trajnerit portugez Conceicao dhe Mitajt. Mbrojtësi shqiptar e tregoi edhe me Shqipërinë që nuk e ka më formën mbreslënëse që prezantoi në “Euro 2024”, aty ku edhe mungesa e mitazhit ndikon ndjeshëm, sikurse besimi i trajnerit. Gjatë këtij sezoni, anësori defensive numëron 28 prezenca, e përkthyer me 1 gol, 2 asiste dhe 6 kartonë të verdhë.
Al-Ittihad - Al-Hazem
