
Lecce nuk ia ka dalur kundër Lazios edhe pse shpresa ishte e madhe deri në fund. Berisha u mposht nga Hysaj në shtëpi në një rezultat 1-2, që u vendos nga një ballkanas tjetër po jo shqiptar.
Malazezi Marusic në të 89-ën i dha 3 pikët lacialëve në një ndeshje shumë të luftuar nga klubi i legjionarëve shqiptarë.
Skuadra italiane e Ramadanit dhe Berishës mbeti me 10 lojtarë pas daljes së Guilbert me të kuq. Megjithatë, ekipi i talentit titullar nuk u dorëzua dhe barazoi me Morente në të 50-tën.
Medoni luajti 79 minuta në total dhe bëri mirë. Në stol ishte dhe Luis Hasa, bashkë me Ramadanin.
Ylberi u ndëshkua me të verdhëq nga pankina, ndërsa Hasa shton praninë e ngjyrave kuqezi në ‘Via del Mare’ që edhe gjeografikisht nuk është larg prej Kombëtares.
Goli i parë i Lazio
Goli i Lecces