Asist i Qazim Laçit
Po luhen minutat e fundit në ndeshjen Rizespor – Kocaelispor, e cila është “gozhduar” në shifrat 2 – 0.
Pikërisht në golin e dytë, mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi shmangu me klas kundërshtarin dhe dha asist fantastik në zonë, ndërsa Akaydin u tregua i saktë, duke shënuar me kokë.
Edhe pse mban profilin e mesfushorit qendror dhe është 30 vjeç, Laçi po kalon periudhë pozitive me Rizespor në Turqi. Në këtë sezon, lojtari shqiptar numëron 3 gola dhe 5 asiste në 22 prezenca të Superligës turke.
Poll
