Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Armando “ndez” motorët, sulmuesi shqiptar shënon GOL në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando “ndez” motorët, sulmuesi shqiptar shënon
Momenti i golit të Armando Dobrës

Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Chesterfield humbi në transfertë përballë Gillingham. Sfida e vlefshme për javën e katërt të “League Two” angleze, përfundoi 4-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e vetëm për Chesterfield. Dobra ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 53-të të sfidës, por nuk mjaftoi për të siguruar të paktën 1 pikë.

Kujtojmë që ky është goli i dytë sezonal për sulmuesin 24-vjeçar. Të parin, Dobra e shënoi javën e shkuar përballë Bristol Rovers, sfidë e cila u fitua nga ekipi i shqiptarit me shifrat 3-1.

Goli i Armando Dobrës

Poll

Lexo gjithashtu