Chesterfield
Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Chesterfield ka fituar në transfertë përballë Notts Co. Sfida e vlefshme për javën e 37-të të League Two angleze, përfundoi 2-3.
Ishte pikërisht Dobra ai që shënoi golin e parë për të tijët, duke i hapur rrugën një ndeshje mjaft emocionuese. Sulmuesi me origjinë shqiptare e tundi rrjetën në minutën e 16-të, duke “çuar peshë” tifozët.
Kështu, 24-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave sezonalë. Gjithashtu, Armando numëron edhe 2 asiste.
Poll
