Armando Broja
Pritjes i erdhi fundi, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka gjetur golin te ekipi i Burnley.
Në ndeshjen e javës së 17-të kundër Bournemout në Premier League, shqiptari i futur si zëvendësues gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90, pas krosimit në zonë nga Edwards.
Brojës i janë dashur 10 ndeshje pritje në Premier League për t’u zhbllokuar te Burnley. Madje, ky gol i barazimit e shpëton përkohësisht nga shkarkimi trajneri Scott Parker.
Interesante është se finalizimi i 24-vjeçarit erdhi pikërisht ndaj portierit të përfaqësueses serbe Djordje Petrovic.
Poll
