Pamje nga ndeshja Juventus-Fiorentina
Prezenca e tij në sulm ka bërë që tek Juventus të ndihen "të qetë" sa i përket goleadorit të ardhshëm, kjo pasi tek sektori i të rinjve, Arman Durmishi po tregon se drejtuesit nuk kanë gabuar aspak që i kanë rinovuar kontratën.
Sulmuesi i Shqipërisë është treguar sërish efiçent në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e sotme mes skuadrës së tij Juventus U-20 dhe Fiorentina U-20, duke shënuar golin e vetëm të vendasve, në humbjen 1-2.
17-vjeçari e ka "nuhatur" saktë portën për herë të 13-të këtë edicion, numra aspak normal për një lojtar të moshës së tij. Sinjale serioze se ekipi A mund të ketë fatin ta mirëpres në të ardhmen që të provojë veten edhe në nivele më të larta.
Goli i Arman Durmishit
Poll
