Armando Broja dhe trajneri Scott Parker
Sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte në fushën që nga minuta e parë ditën e sotme me ekipin e Burnley ndaj Newcastle, e fituar 2 – 1 nga “Qymyrxhinjtë” me golat e Guimaraes dhe Gordon.
Broja u ndodh në fushë për 86 minuta, duke u treguar në fazën ofensive "ngacmues" për mbrojtjen mike, ndonëse jo në gjendjen të shënonte, kjo edhe për shkak të mungesës së topave drejt qendrës.
Gjatë momentit të zëvendësimit, krijoi habi “ngrohtësia” me trajnerin Scott Parker, i cili nga pamja u duk se po i thurte elozhe. Pas 15 javësh në Premier League, Burnley gjendet në moment kritik, të parafundit në renditje me 10 pikë, 6 humbje radhazi.
Goditja e Armando Brojës kundër Newcastle
Poll
