Sergio Conceicao dhe Mario Mitaj
Ndeshja e javës së 29-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite mes Al-Iitihad dhe Noem SC, rezultojë “dramë” e vërtetë. Takimi në fjalë prodhojë përmbyje të “çmendur” dhe 7 gola.
Ekipi i Al-Ittihad arriti të dërgonte përkohësisht shifrat deri në 3 – 2, por nuk “rezistoi” deri në fund, e pasuar me humbjen 3 – 4. Mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj, nuk u pa asgjëkundi, madje as në stolin e rezervave.
Është e pashpjegueshme se çfarë po ndodh mes 22-vjeçarin dhe trajnerit Sergio Conceicao, pasi në 2 ndeshjet e fundit me Al-Ittihad, Mitaj nuk është gumbulluar fare, pavarësisht se është në gjendje të mirë fizike.
Poll
