Arman Durmishi
Ndeshja e javës së 29-të në Primavera 1 mes Juventusit dhe Genoas për grumposhën U-20 u mbyll me triufmin e pastër 3 – 0 të “Zonjës së Vjetër”. Sulmuesi i Kombëtares U-19 Arman Durmishi, shënoi golin e parë të ndeshjes.
Vetëm 5 minuta i mjaftuan 17-vjeçarit për të gjetur rrugën e rrjetës. Për Durmishin, ky ishte goli i 8-të në 16 ndeshje me Juven vetëm në kampionatit.
Me këtë ritëm, pritet që talenti i Shqipërisë shumë shpejtë të bëjë hapin e madh në karrierë. Prej verës së vitit 2025-të, Durmishi kaloi nga Juventus U-17 te U-20, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, ndërsa ka si profil natyral qendërsulmues.
Poll
