Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Mario Mitaj i BEFASON të gjithë me Al-Ittihad

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Mario Mitaj i BEFASON të gjithë me
Al-Ittihad

Skuadra e Al-Ittihad ka marrë fitore bindëse kundër Al-Saad në Champions League e Azisë, e përfunduar 4 – 1 për verdhezinjtë e Arabisë Saudite. Nga minuta e para ishte mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj.

22-vjeçari si kurrë më parë, mbajti detyrën e sulmuesit të krahut, ndërsa ishte në fushë për 90 minuta, i vlerësuar sipas “Flashscore” me notën 7.2, paraqitje për t’u vlerësuar, aq më tepër në një rol të ri nga trajneri Sergio Conceicao.

Golat te Al-Ittihad u shënuan nga Aouar (10’), En Nesyri (18’), Pedro Miguel (autogol, 33’) dhe Keller 63’). Finalizimin e vetëm për Al-Saad u shënua prej Mujica (38’). Pas 8 javësh në Champions League të Azisë, Al-Ittihad grumbullon 15 pikë, vendi i 4-të në tabelën e përgjithshme.  

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Mario Mitaj i BEFASON të gjithë me
Al-Saad - Al-Ittihad


    

 

Poll

Lexo gjithashtu