Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 3 gola e asist në 4 ndeshjet e fundit, sulmuesi i Shqipërisë dhuron “show” në Champions dhe i dërgon “SMS” Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola e asist në 4 ndeshjet e fundit, sulmuesi i
Esteghlal FC

Skuadra e Esteghlal FC po barazon me shifrat 1 – 1 në transfertë ndaj Al-Wehdat. Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani po gëzon formë fantastike te ekipi iranian i Esteghlal FC. Në minutën e 38 nga këmbët e Asanit ka ardhur goli i barazimit, asist i shqiptarit në finalizimin e Ahmadi.

Në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për skuadrën, Jasir Asani numëron 3 gola dhe 1 asist, moment i jashtëzakonshëm. Ky është një mesazh i qartë për trajnerin e Kombëtares Sylvinho.

Asani nuk kërkon te jetë thjeshtë në listë, por protagonist në fushë me fanelën e përfaqësueses. Ndeshjet vendimtare për Shqipërinë, me shpresën për të kapur fazën “play-off” të “Botërorit 2026” janë ndaj Andorrës në 13 nëntor dhe 16 kundër Anglisë, kjo e dyta në “Air Albania”.    

   

Poll

Lexo gjithashtu