Në ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të në kampionatin e Arabisë Saudite, Al-Ittihad nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 në transfertë kundër Al-Hazem.
Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj në këtë ndeshje ishte në profilin natyral, në krahun e majtë të fazës defensive, ndryshe nga sa kishte ndodhur ndeshjen e fundit. Sipas “SofaScore”, shqiptari u vlerësua me notën 7.1, paraqitje pozitive.
Në minutën e 48-të, Mitaj ia rrëmbeu bukur topin rivalit dhe kërkoi të futej drejt zonës për të rrezikuar portën mike, por ndalet me faull, duke treguar se është rikuperues i shkëlqyer, madje edhe në zona të favorshme për të vendosur në presion kundërshtarin.
Ky moment u duartrokit edhe nga trajneri i tij Sergio Conceicao. Golat e ndeshjen u shënuan nga Roger, minuta e 80-të dhe Al Dhuwayhi, 84’.
Rikuperimi fantastik i Mario Mitajt në zonë të favorshme
0 - 1
1 - 1
