Stiven dhe Cristian Shpendi
Ka përfunduar në barazim 1 – 1 ndeshja Empoli – Cezena, e vlefshme për javën e 27-të në Serie B të Italisë. Protagonist në këtë përballje u bënë binjakët Shpendi.
Konkretisht në minutën e 29-të, Cristian Shpendi gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar në epërsi Cezenën. Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte radha e Stiven Shpendit për të rrëmbyer vëmendjen me asistin e golit të barazimit, i shënuar prej Fila. Për Cristian, ky ishte goli i 10-të në kampionat, ndërsa për Stiven Shpendin i 9-të, dëshmi se binjakët po përjetojnë sezon pozitiv.
Goli i Cristian Shpendit
Asist i Stiven Shpendit
Poll
