Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 2 gola dhe 1 asist, Dean Liço tregon klasin e tij në ligën turke

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola dhe 1 asist, Dean Liço tregon klasin e tij në
Dean Liço

Dean Liço është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Igdir luajti përballë Adanaspor. Sfida e vlefshme për javën e 2-të të Kategorisë së Parë turke, përfundoi 6-1 në favor të Igdir.

Ishte pikërisht Liço ai që nisi serinë e golave për të tijët. Me një lëvizje mjaft të bukur brenda zonës, ish-kapiteni i Skënderbeut doli përballë portierit duke dërguar më pas topin në rrjetë.

Vetëm 11 minuta më vonë, mesfushori shqiptar asistoi për shokun e ekipit, Hatipoglu. Ky i fundit dërgoi topin në katërkëndëshin e kundërshtarit dhe çoi shifrat në 3-0.

Por Liço nuk u mjaftua me kaq. 24-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal, i cili ishte i katërti për ekipin. Në minutën e 51-të, Liço lëshoi një të majtë vrastare në hyrje të zonës, duke plotësuar kështu një sfidë perfekte.

Golat e Dean Liços:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga