Goli i Adrion Pajazitit
Mesfushori i Kombëtares Adrion Pajaziti ka shënuar gol të jashtëzakonshme me Hajduk Split në Kroaci. Po luhet pjesa e dytë ndaj Istra 1961, ndërsa rezultati është 3 – 0 për Hajdukun, java e 28-të.
Në minutën e 51-të, Pajaziti mori topin pa hyrë në zonë, u rrotullua dhe më pas “shkarkoi” të djathtën. Aq e fortë dhe precize ishte goditja, saqë nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit rival.
Pikërisht finalizimi i shqiptarit “vrau” ndeshjen, pasi shifrat ishin të ngushta. Edhe pse u thirr nga trajneri Sylvinho për ndeshjen e muajt maj, Pajaziti nuk mori asnjë minutë karshi Polonisë në Varshavë, “Play-Off” i Kupës së Botës.
Poll
