
Rey Manaj
Ditën e sotme nuk do të rikthehet vetëm UEFA Champions League, por edhe Champions League aziatike. Në fushë sot do të zbresë dhe Rey Manaj për skuadrën e Al Sharjah.
Ekipi i sulmuesit të kombëtares do të sfidojë në orën 18:00 në transfertë Al Sadd, me lushnjarin që do të kërkojë rrugën e rrjetës. Pas vetëm një ndeshjeje të luajtur në Champions League aziatike, Rey Manaj renditet në vendin e dytë në klasifikimin e golashënuesve.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare së bashku me Theo Hernandez dhe Mahrez janë të dytët me nga dy gola. Ndërsa në vendin e parë ndodhet Joselu, ish-sulmuesi i Real Madridit me 3 gola të shënuar. Sulmuesi i kombëtares do të kërkojë sonte të kalojë në renditje sulmuesin spanjoll.

Poll