Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Vetëm Daku mund t’i prishë gjakun favoritëve”, legjenda ruse elozhe sulmuesit të Kombëtares: Rubin i varur nga Mirlindi

Shkruar nga NEWSPORT
“Vetëm Daku mund t’i prishë gjakun favoritëve”,
Mirlind Daku

Mirlind Daku vetëm para disa ditësh firmosi kontratën e re me Rubin Kazan, duke i dhënë fund aludimeve mbi të ardhmen. Bomberi i Kombëtares sonë është i lidhur me ekipin nga Kazani deri në verën e vitit 2029, ku do të përfitojë një rrogë “faraonike’, krahas lojtarëve të tjerë kuqezi në klubet respektive, mbi 3 milionë euro në vit.

Legjenda ruse Aleksandr Grishin i ka thurur elozhe Dakut, madje duke paralajmwruar rivalët në Premier League-n ruse: “Mendoj se të njëjtat ekipe do të luftojnë për kampionatin si sezonin e kaluar. Këto janë gjashtë të parat e kampionatit.

Nuk priten zbulime të tjera. Ekipet që ishin në tetë të dytat do të mbeten atje. Vetëm Rubin mund t’ua prishë gjakun favoritëve nëse Mirlind Daku është mirë. Rezultatet e ekipit të Kazanit varen shumë nga Daku”, u shpreh Grishin.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga