Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Vazhdon “saga” e dëmtimeve te klubi italian, mbrojtësi i Kombëtares rrezikon mbylljen e sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon “saga” e dëmtimeve te klubi italian, mbrojtësi i
Keidi Bare, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Edhe pse pa pretendime të mëdha në kampionat, Torino do tentojë ta mbyllë në mënyën sa më pozitive të mundshme këtë sezon në Serie A.

Skuadra në të cilën aktivizohet dhe Ardian Ismajli do të luajë në transfertë këtë fundjavë përballë Udineses dhe ajo çfarë vihet re janë mungesat që shqetësojnë trajnerin Roberto D’Aversa.

Krahas Adams dhe Zapatës, edhe vetë Ismajli ka ndjerë shqetësime dhe diagnoza ka përcaktuar se do të duhet një kohë e konsiderueshme për të kuptuar se kur do të vijë rikthimi i tyre në fushën e lojës.

Shqetësuese mbetet situata e mbrojtësit shqiptar i cili ka kaluar një sezon me shumë “ndalesa”, kjo dhe për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Vazhdon “saga” e dëmtimeve te klubi italian, mbrojtësi i
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit

 

Poll

Lexo gjithashtu